S’kishte si të mungonin shqipet, Eduard Dervishaj pozon me Kupën e Botës

featured
Press Online
20 Korrik 2026, 20:59

Eduard Dervishaj, shqiptari që prej vitesh mban poste të rëndësishme në Federatën Spanjolle të Futbollit, është një nga figurat kryesore që ka udhëhequr kombëtarën spanjolle në Kupën e Botës 2030.

Dervishaj, i lindur dhe rritur në Tiranë, jeton në Spanjë që nga viti 1997, aktualisht ai është drejtor i Departamentit Ndërkombëtar dhe Operacioneve në Federatën Spanjolle të Futbollit, ndërsa më herët ka mbajtur edhe pozitën e zëvendës sekretarit të përgjithshëm, transmeton Klankosova.tv.

65-vjeçari ka një karrierë të gjatë në organizimin e ngjarjeve të mëdha futbollistike, duke qenë përgjegjës për organizimin e katër finaleve të Champions League.

Përvoja e tij ka bërë që ai të emërohet si një nga drejtuesit kryesorë për përgatitjet e Botërorit 2030, i cili do të mbahet në Spanjë, Portugali dhe Marok.

Gjatë këtij viti, Dervishaj ka qenë pjesë e delegacionit të Kombëtares së Spanjës në rrugëtimin e saj drejt triumfit në Kupën e Botës.

Pas suksesit historik, ai ka ndarë momente me trofeun dhe trajnerin Luis de la Fuente, duke falënderuar të gjithë për këtë përvojë të veçantë.

Dervishaj nuk është emër i panjohur në futbollin shqiptar, ai ka shërbyer edhe si sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit nga viti 1992 deri në vitin 1996, para se të vazhdonte karrierën e tij në Spanjë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter