Haxhiu merr pjesë në koncertin përmbyllës të grupit “Marigona”: Do të mbeteni përjetë

featured
Press Online
19 Korrik 2026, 12:55

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në koncertin përmbyllës “Përjetë” të grupit legjendar “Marigona”, duke vlerësuar kontributin e grupit në muzikën shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu e përshkroi koncertin si një mbrëmje të mbushur me emocione, nostalgji dhe mirënjohje për rrugëtimin artistik të grupit.

“Mbrëmë, në koncertin përmbyllës ‘Përjetë’ të grupit legjendar Marigona. Një mbrëmje e mbushur me emocione, nostalgji dhe mirënjohje për një rrugëtim që la gjurmë në muzikën tonë dhe në kujtimet e shumë brezave”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo falënderoi anëtarët e grupit për kontributin e dhënë ndër vite, duke theksuar se muzika e tyre do të mbetet pjesë e kujtesës kolektive.

“Faleminderit, Marigona, për muzikën, për emocionet dhe për gjithçka që i dhatë publikut. Do të mbeteni përjetë”, ka shtuar Haxhiu.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter