Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari shqiptar

featured
Press Online
19 Korrik 2026, 00:43

Gazetari shqiptar Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, ai po lëvizte me një motor me katër rrota, kur dyshohet se, si pasojë e një manovre të gabuar, humbi kontrollin e mjetit dhe motori u rrokullis disa herë.

Gjatë aksidentit, një pjesë metalike e mjetit e goditi rëndë në kraharor, duke i shkaktuar dëmtime fatale, shkruan tch, përcjell Klankosova.tv.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, 40-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter