Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, u takua me Zëvendës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Christopher Landau, në kuadër të vizitës së tij të punës në Uashington.
Pas takimit, Mucunski vlerësoi se Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara kanë qëndrime të ngushta dhe të përafërta për një numër çështjesh të rëndësishme politike, ekonomike dhe të sigurisë.
“Në një bisedë të hapur, miqësore dhe përmbajtjesore, konfirmuam vendosmërinë e përbashkët për të forcuar më tej partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin dypalësh, në interes të qytetarëve të të dy vendeve”, vuri në dukje Mucunski.
Ai tregoi se ndër temat kryesore të bisedimeve ishin bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe aleancës së NATO-s, zhvillimi ekonomik, energjia dhe lidhshmëria rajonale.
Në takim u shkëmbyen mendime edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.





