Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor 2026

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

25 Nëntor 2026

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Zgjerimi i BE-së, tetë shtete anëtare e nënshkruan non-paper-in e ri

Press Online17 Korrik 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Tetë shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar që zgjerimi të vazhdojë, por për dallim nga non-paper-i i Gjermanisë, Francës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Holandës, ato janë për një dallim më të vogël mes anëtarëve të vjetër dhe të rinj, para së gjithash në prezantimin e rregullave të reja të pranimit dhe mekanizmave të kontrollit për anëtarët e rinj.

Me non-paper-in të cilin e nënshkruan Austria, Italia, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Greqia, kërkohet që masat mbrojtëse, rregullimet tranzicionale dhe mekanizmat për monitorim pas pranimit të anëtarëve të rinj të përdoren në mënyrë proporcionale, brenda një afati të caktuar kohor dhe të jenë lidhura me nevojat e identifikuara në mënyrë objektive.

Një nga kërkesat është edhe shmangia e pengesave të reja të panevojshme për vendet kandidate, gjegjësisht pika e synuar të mbetet e dukshme dhe stabile.

“Shtimi i vazhdueshëm i kërkesave të reja, parakushteve politike ose pengesave institucionale gjatë garës do t’i demotivonte kandidatët, do ta minonte kredibilitetin e perspektivës evropiane dhe do ta dobësonte ndikimin e vetë Unionit në fqinjësinë e tij”, thuhet në dokument.

Më tej kërkohet edhe që metodologjia e pranimit të jetë e njëjtë për të gjitha vendet, e jo të përshtatet për secilin vend, gjë që do ta kompromentonte parashikueshmërinë, e me këtë edhe kredibilitetin e procesit. Me këtë dokument kërkohet edhe barazi pas pranimit.

Sipas nënshkrueseve të non-paper-it, kjo do të thotë gjetje e zgjidhjeve horizontale, e jo kufizime specifike për kandidatët.

Non-paper-i i përfshin edhe Traktatet e anëtarësimit, me ç’rast theksohet se për shtetet – anëtare të reja ato mund të ndërtohen në bazë të masave mbrojtëse sektoriale ekzistuese dhe masave kalimtare, por të jenë proporcionale dhe të kufizuara në kohë, me indikatorë të qartë për aktivizim.

Në pjesën për klauzolat mbrojtëse për anëtarët e rinj përmenden edhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare edhe pas anëtarësimit.

Nënshkrueset e non-paper-it, në mesin e të cilave është edhe Greqia, thonë se kjo nuk do të krijojë detyrime të reja, por do t’i përforcojë detyrimet që janë pjesë integrale e kushteve mbi të cilat bazohet anëtarësimi.

Dje, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka thënë se Bashkimi Evropian ka mekanizma për të parandaluar bllokadat që bazohen në çështje identitare.

Ajo tha se Maqedonia e Veriut angazhohet për zgjidhje që do të parandalojë bilateralizimin e procesit të integrimit evropian. Sipas saj, nuk ka siguri se nuk do të ketë veto të re nga ndonjë shtet anëtar, por BE-ja mund të vendosë rregulla që procesi i integrimit të mos pengohet për çështje që nuk lidhen me kriteret e anëtarësimit.

“BE-ja ka mekanizma, përfshirë interpretime zyrtare, me të cilat mund të thuhet se integrimi evropian nuk mund të bllokohet, jo vetëm për ne, por për asnjë vend kandidat, nëse arsyet lidhen me çështje identitare dhe nuk kanë të bëjnë me kriteret për përparim dhe vlerësim në kuadër të BE-së”, tha Siljanovska–Davkova.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime. Qeveria aktuale në Shkup ka deklaruar se nuk do t’i bëjë këto ndryshime.

Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Previous ArticleСиљановска вели дека дијаспората гласа на локални избори. Не е во право, затоа што таа гласа дома
Next Article Duhani mund të shkaktojë dëmtime të pakthyeshme në sy!

Lajme të ngjashme

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të jetë partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

25 Nëntor 2026 EKONOMI

Bozhinovska: Po punojmë për pavarësi energjetike, Shkupi synon të bëhet nyje rajonale

25 Nëntor 2026 EKONOMI

MF: Mbikëqyrje e jashtëzakonshme mbi punën e shoqërive financiare, ndalesë 30 ditore për dhënien e kredive nga dy shoqëri financiare

25 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gjykata e Apelit sot ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Ziadin…

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

VLEN njoftoi sot se një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e…

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, priti sot në takim zyrtar…

Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të jetë partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi merr pjesë sot në Tiranë…

Bozhinovska: Po punojmë për pavarësi energjetike, Shkupi synon të bëhet nyje rajonale

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Maqedonia është më ndryshe se sa para dy vjetëve. Krijojmë zgjidhje që…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.