Kollçaku: Deklaratat e zyrtarëve serbë janë fashiste, bashkësia ndërkombëtare ta ketë të qartë me kë ka të bëjë në dialog

featured
Press Online
15 Korrik 2026, 00:00

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë, duke i cilësuar ato si fashiste dhe duke akuzuar Beogradin për nxitje të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Përmes një reagimi publik, ajo tha se “nuk mund të pritet asgjë më e mirë nga pasardhësit e kasapit të Ballkanit”, duke iu referuar ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviq. Sipas saj, deklaratat për spastrim etnik nga një ministre serbe, si dhe mbrojtja publike e saj nga një zëvendëskryeministër i Serbisë, janë të papranueshme.

Ajo shtoi se urrejtja ndaj popullit shqiptar mbetet e thellë dhe pretendoi se Serbia ende nuk është shkëputur nga politikat e së kaluarës.

Në reagimin e saj, nënkryetarja e LVV-së i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta ketë të qartë, sipas saj, se kush është partneri në dialog përballë Kosovës, duke vlerësuar se deklaratat e fundit të zyrtarëve serbë e kanë demaskuar edhe më shumë qasjen e Beogradit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter