VIDEO/ ‘Viking Row’ në pallatin mbretëror në Oslo, 90 mijë persona presin Haaland me shokë në kryeqytetin norvegjez

featured
Press Online
14 Korrik 2026, 22:00

Kombëtarja norvegjeze u kthye në atdhe pas eliminimit në çerekfinale të Botërorit nga Anglia. Erling Haaland me shokë iu rezervua një pritje e jashtëzakonshme në Oslo ku 90 mijë persona u grumbulluan në qytet për të festuar arritjen fantastike të skuadrës skandinave.

Në sheshin përpara Pallatit Mbretëror  erdhi edhe momenti i koreografisë tashmë të famshme ‘Viking Row’ dhe e gjithë kjo nisi nga princi trashëgimtar Haakon që drejtoi turmën entuziaste teksa i ra tamburit

“Është diçka e pabesueshme të shohësh të gjithë mbështetjen që po marrim dhe se i gjithë vendi është nga ana jonë”, tha kapiteni i kombëtares norvegjeze, Martin Odegaard për rrjetin televiziv publik Nrk.

Pas zbritjes në aeroport, futbollistët norvegjezë shkuan menjëherë në autobus që i çoi te pallati. Tifozë të shumtë i prisnin përgjatë gjithë rrugëtimit të veshur me fanelat e skuadrës dhe duke valëvitur flamuj. Ylli i skuadrës, Erling Haaland, që zbriti nga avioni me një ‘Whiskey Racoon’, një rakun i balsamosur që mban në dorë një shishe whiskey, mori pjesë në pritjen e organizuar nga mbreti Harald për të komplimentuar kombëtaren, por nuk ishte në festën në shesh.

 Kliko këtu për të parë VIDEO-n e festës së Norvegjisë në Oslo.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter