Francë-Spanjë, Mbappe dhe Yamal sfidojnë njëri-tjetrin!

featured
Press Online
14 Korrik 2026, 11:55

Botërori 2026 hyn në javën e fundit, atë vendimtare. Sonte në Dallas, ora 21:00, luhet Francë-Spanjë, ndeshja që për shumë njerëz është finalja e parakohshme. Zbret në fushë Franca, skuadra që gjatë gjithë turneut është konsideruar favoritja kryesore, ajo me më pak pika të dobëta.

Ndeshja në Dallas mund të jetë një hakmarrje për gjysmëfinalen e Euro 2024. Në lojë është “bileta” e “MetLife Stadium” për të dielën në mbrëmje.

Francë-Spanjë është gjysmëfinalja e parë e Botërorit 2026. Në Dallas luhet për një vend në aktin përmbyllës të Kupës së Botës, i programuar më 19 korrik në “MetLife Stadium” kundër Anglisë ose Argjentinës. “Bleus”, që kanë eliminuar Marokun dhe Belgjikën, gjenden përballë djemve të de la Fuente dy vjet pas gjysmëfinales së Euro 2024, e fituar nga spanjollët. Do të jetë sërish sfida hyjnore mes Yamal dhe Mbappe.

Më 5 qershor 2025, një 5-4 për Spanjën në gjysmëfinalen e Nations League. “La Roja” udhëhiqte 4-0 në minutën e 55-të. Edhe në atë rast ishte sfida Yamal-Mbappe. Lamine dhe Kylian e mbyllën ndeshjen respektivisht me një dopietë dhe një gol. Sigurisht, dy yjet që prej vitesh ndezin edhe “El Clasico”, duan të jenë vendimtarë.

Më 2024-ën, Francë-Spanjë ishte gjysmëfinalja e Euro 2024 dhe u fitua 2-1 nga iberikët, që më pas triumfuan në finale kundër Anglisë. Ky Botëror gjithsesi po na tregon gjëra të tjera.

Sepse peshorja, edhe pse me një diferencë të lehtë, duket se anon nga nga skuadra e Deschamps, që ka treguar pak dobësi. Asnjë gol i pësuar në fazën me eliminim direkt. Ka mundur lehtë skuadra si Norvegjia (edhe pse me rezervat), Suedia dhe Maroku. Spanja në anën tjetër vuajti me Portugalinë e Cristiano Ronaldo dhe Belgjikën.

Ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra dhe pavarësisht vlerësimit për Anglinë dhe Argjentinën, nga kjo gjysmëfinale duket se do të dalë favoritja e vërtetë për 19 korrikun.

Franca shpreson të rikuperojë Tchouameni, gati për t’u kthyer në skemën 4-2-3-1 bashkë me Rabiot, pas fantazisë së Dembele, Olise dhe Doue, treshes që mbështet Mbappe. De la Fuente nuk pritet ta ndryshojë 11-shen. Edhe këtë herë Merino, fituesi i ndeshjeve, do ta nisë nga stoli, me Fabian Ruiz titular.

Ndeshja që vjen live në Digitalb starton në orën 21:00 dhe do të arbitrohet nga Barton.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter