Evropa “përvëlohet” nga i nxehti, luftë me flakët në Francë e Spanjë, Italia jep alarmin e kuq në disa rajone

featured
Press Online
14 Korrik 2026, 15:25

Evropa po përballet me një valë të nxehti ekstrem, ndërsa zjarret vijojnë të përhapen në disa vende.

Situata më kritike mbetet në Francë, ku zjarrfikësit vijojnë për të dytën ditë betejën me flakët në pyllin historik të Fontainebleau.

Zjarri ka përfshirë mbi 1,300 hektarë sipërfaqe pyjore, ndërsa rreth 900 persona janë evakuuar nga zonat e rrezikuara.

Autoritetet franceze kanë arrestuar dy persona, ndërsa zjarri mbetet ende jashtë kontrollit.

Sipas autoriteteve franceze, vendi po përjeton valën e tretë të të nxehtit këtë verë. Ekspertët e lidhin shtimin e zjarreve me temperaturat rekord dhe ndryshimet klimatike.

Ndërkohë, Italia vazhdon të përballet me temperatura shumë të larta, me alarme të kuqe të nxehtësisë në disa qytete si Roma, Bolonja, Firenze, Torino etj.

Meteorologët parashikojnë që temperatura në zonat qendrore mund të arrijë deri ne 45 gradë.

Ndërkohë, Spanja vijon të përballet me pasojat e një prej zjarreve më vdekjeprurëse të viteve të fundit. Autoritetet vazhdojnë kërkimet për persona të zhdukur dhe vlerësimin e dëmeve në zonat e prekura.

Edhe Britania e Madhe po përballet me një situatë të pazakontë. Shërbimet e emergjencës kanë shpallur alarme për zjarre në disa rajone të Anglisë dhe Uellsit, gjë e cila ka sjellë evakuime dhe mbyllje shkollash.

Meteorologët paralajmërojnë se moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke mbajtur të lartë rrezikun për zjarre.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter