Pasi u përfol se ia mori ish-bashkëshortin Tunës, Santiana e përshëndet me këtë këngë?

featured
Press Online
13 Korrik 2026, 19:27

Santiana Maloku vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pasi prej javësh përflitet se është në një lidhje dashurie me Patris Berishën, ish-bashkëshortin e këngëtares Tuna, me të cilin ajo ka dy djem.

Së fundmi, Santiana ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet duke kënduar këngën “Zogu më i mirë prej krejtve”, një nga këngët e njohura të Tunës.

Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re, duke qenë se videoja vjen pikërisht në kohën kur emri i saj lidhet me ish-partnerin e artistes.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zgjedhje krejt rastësore të këngës apo për një mesazh indirekt,shkruan Kosovarja.


Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter