Messi pret me emocion duelin me Anglinë: Do përballemi me një skuadër të shkëlqyer!

featured
Press Online
12 Korrik 2026, 19:35

Lionel Messi e pret me emocion të veçantë gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër Anglisë. Ylli argjentinas ka pranuar se kjo përballje ka një domethënie të veçantë për të, pasi është hera e parë që do të përballet me kombëtaren angleze në karrierën e tij me fanellën e Argjentinës.

“Është një ndeshje e veçantë, sepse është hera e parë që luaj kundër një skuadre si kjo. Kam luajtur kundër të gjithëve përveç Anglisë. Është e veçantë sepse janë një skuadër e shkëlqyer, një fuqi e vërtetë dhe është gjithmonë mirë të luash kundër skuadrave të tilla”, tha Messi.

Kapiteni i Argjentinës shtoi se në këtë fazë të turneut më e rëndësishmja është rikuperimi fizik, pasi ngarkesa e ndeshjeve ka qenë e madhe.

“Tani po përpiqem të pushoj, sepse jemi stërvitur shumë, kemi kaluar shumë lodhje dhe skuadra po e ndjen këtë. Po përpiqem të arrij në gjendjen më të mirë të mundshme për të bërë atë që kemi bërë deri tani: të garojmë”, u shpreh sulmuesi nga Rosario.

Anglia është i vetmi kundërshtar i madh që Messi nuk e ka përballuar kurrë me kombëtaren e Argjentinës, qoftë në ndeshje zyrtare, miqësore apo në nivele të tjera të përfaqësimit kombëtar.

LEXO EDHE: Angli-Argjentinë, gjysmëfinalja që ndez historinë!

Për një lojtar me një karrierë kaq të gjatë dhe të suksesshme, kjo përballje ka qenë një nga boshllëqet e rralla në historinë e tij ndërkombëtare.

Përballja e fundit mes Argjentinës dhe Anglisë ishte zhvilluar në një miqësore më 12 nëntor 2005. Messi ishte pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri José Pékerman dhe kishte luajtur edhe në eliminatoret e Botërorit, por nuk mundi të ishte në fushë për shkak të një pezullimi pas kartonit të kuq të marrë ndaj Hungarisë.

LEXO EDHE: Ylli argjentinas kërkon Botërorin e dytë për kapitenin: Do bëjmë çmos që Messi ta fitojë sërish!

 

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter