Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati në Korçë.
Në vendngjarje ka mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Për pasojë, siç shkruan Euronewsal, mësohet se ka humbur jetën një 70-vjeçar i identifikuar Urim Hysolli, transmeton Klankosova.tv.
Për arsye sigurie zjarrfikësit po evakuuojnë nga banesat të gjithë banorët deri në vendosjen e situatës nën kontroll.





