Një aksident trafiku ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një veturë ka dalë jashtë rrugës.
Nga pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, automjeti shihet se ka devijuar nga korsia e lëvizjes, duke përfunduar jashtë rrugës.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa nuk ka informacione zyrtare nëse nga ngjarja ka persona të lënduar.





