Aksident i rëndë në Shqipëri, 5 të lënduar

featured
Press Online
11 Korrik 2026, 22:08

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Rrogozhinë-Peqin pranë fshatit Sinaballaj.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa si pasojë kanë mbetur të lënduar 5 persona, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.

Tre prej të lënduarve janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalet e Durrësit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter