Zyra e Kryeministrit të Kosovës është pajisur me automjete.
ZKM tashmë ka bërë gati kontratën për të marrë me qira dy automjete. Rreth 60 mijë euro ka ndarë për këtë tender dhe vlen për një periudhë 36 mujore.
Sipas dosjes, data e nënshkrimit të kontratës është caktuar të bëhet nesër, më 10 korrik.
Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 65 mijë euro, por që atë e ka fituar kompania që ka ofertuar me një çmim pak më të lirë.
“Marrja e automjeteve me qira për nevojat e ZKM-së, vlera e përgjithshme e kontratës është 58,968.00 euro”, thuhet në dosjen e tenderit.







