Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

23 Nëntor 2026

Pathyeshmëria e Ramës, një mit komforti për opozitën e parinovuar

23 Nëntor 2026

Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Nga 14 korriku, rregulla të reja për giveaway – Leje e detyrueshme dhe tarifë 18%

Press Online9 Korrik 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Organizimi i giveaway-ve në Maqedoninë e Veriut nuk do të jetë më i mundur pa leje zyrtare. Duke filluar nga 14 korriku, hyn në zbatim Ligji i ri për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, i cili për herë të parë vendos rregulla të qarta për organizimin e këtyre aktiviteteve promovuese në internet dhe rrjetet sociale.

Ministria e Financave njofton se me ndryshimet ligjore synohet rritja e transparencës, garantimi i sigurisë juridike dhe mbrojtja më e madhe e pjesëmarrësve në giveaway.

Sipas ligjit të ri, çdo organizator do të duhet të sigurojë leje nga Ministria e Financave, ndërsa kërkesa duhet të dorëzohet të paktën 30 ditë para fillimit të giveaway-t. Bashkë me kërkesën duhet të dorëzohet dokumentacioni i nevojshëm, i cili ndryshon varësisht nëse organizatori është tregtar individual apo shoqëri tregtare.

Një nga risitë kryesore është edhe detyrimi për pagesën e një tarife prej 18 për qind të vlerës së përgjithshme të fondit të shpërblimeve, e cila duhet të paguhet brenda tre ditëve nga marrja e lejes. Në të kundërtën, leja do të revokohet.

Ligji parashikon gjithashtu publikimin e detyrueshëm të rregullave të giveaway-t para nisjes së tij, ndërsa emrat e fituesve duhet të publikohen jo më vonë se tre ditë pas përzgjedhjes. Shpërblimet duhet t’u dorëzohen fituesve brenda afatit të përcaktuar në rregullat e lojës, i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 60 ditë nga publikimi i rezultateve.

Rregullat e giveaway-t do të duhet të përmbajnë të gjitha informacionet kryesore, përfshirë organizatorin, produktet ose shërbimet që promovohen, kushtet e pjesëmarrjes, kohëzgjatjen e lojës, mënyrën e përzgjedhjes së fituesve, vlerën e shpërblimeve dhe procedurën për paraqitjen e ankesave. Ligji ndalon pjesëmarrjen e të punësuarve te organizatori dhe të anëtarëve të familjeve të tyre të ngushta, ndërsa një giveaway nuk mund të zgjasë më shumë se një vit.

Për herë të parë, ligji jep edhe një përkufizim zyrtar të giveaway-t, duke e cilësuar si një lojë fati ku pjesëmarrja realizohet përmes aktiviteteve si like, tag, share ose publikimi i përmbajtjeve me qëllim promovimin e produkteve apo shërbimeve.

Me këto ndryshime rregullohen për herë të parë edhe aktivitetet promovuese në internet dhe rrjetet sociale, ndërsa Ministria e Financave vlerëson se korniza e re ligjore do të sjellë rregulla më të qarta për organizatorët, transparencë më të madhe dhe mbrojtje më të mirë për qytetarët që marrin pjesë në giveaway.

Previous ArticleKonjufca pret në takim zëvendësministrin italian
Next Article ESHA: 23.4 milionë euro të paguara për masa punësimi, por shpërndarja nuk është sipas parimit të zhvillimit të balancuar

Lajme të ngjashme

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Andonovski: Maqedonia ka përparuar në vendin e 16-të në Indeksin e KB-së për e-Qeveri për vitin 2026

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Pesë vite nga tragjedia e madhe e autobusit “Besa Trans”

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gerapetritis: Maqedonia e Veriut ka bërë tashmë përparim të konsiderueshëm në disa fusha

23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

23 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Administrata shtetërore nuk mund të jetë një grumbull zgjidhjesh individuale të veçanta,…

Pathyeshmëria e Ramës, një mit komforti për opozitën e parinovuar

Press Online23 Nëntor 2026 OPINIONE

Nga Preç Zogaj Çfarë nuk ka provuar Partia Demokratike, forca më e…

Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter2026, Kosova regjistron…

Andonovski: Maqedonia ka përparuar në vendin e 16-të në Indeksin e KB-së për e-Qeveri për vitin 2026

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia është renditur në vendin e 68-të në botë sipas Indeksit të…

Pesë vite nga tragjedia e madhe e autobusit “Besa Trans”

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sot shënohen pesë vjet nga tragjedia e rëndë në autostradën Struma në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.