LDK-ja e mbledh sot kryesinë

featured
Press Online
09 Korrik 2026, 07:51

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00.

Temat e diskutimit pritet të jenë zhvillimet e fundit politike dhe hapat e ardhshëm dhe rolin e kësaj partie në formimin e institucioneve të reja.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martën zyrtarisht i ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Në këto zgjedhje, LDK-ja arriti t’i sigurojë 16.69 për qind të votave, rezultat që i solli 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter