Shqipëria nikoqire e samitit të NATO-s, Nazarko: Vlerësim i rëndësisë që ka vendi (VIDEO)

featured
Press Online
08 Korrik 2026, 23:39

Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë.

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, tha se një ngjarje e tillë është historike për shtetin e Shqipërisë dhe kombin shqiptar, transmeton klankosova.tv.

“Është ngjarje unike për një shtet të vogël me një peshë të kufizuar në pikëpamje të kontributit ushtarak, kontributit financiar, por me rëndësi gjeostrategjike për pozicionin që ka, për kombin që përfaqëson që është një komb pro perëndimor. Ngjarje e parë në histori, samitet janë shumë që janë organizuar dhe të organizohet në Shqipëri është një vlerësim i rëndësisë që ka Shqipëria”, tha ai.

Nazarko shtoi se kishte mëdyshje nëse Shqipëria do të ishte nikoqir i radhës i samitit të NATO-s, por theksoi se vendi ka plotësuar kriteret logjistike të sigurisë dhe të stabilitetit.

“Sigurisht Shqipëria ishte përzgjedhur që para 1 apo 2 vitesh. Shqipëria ka plotësuar kriteret logjistike të sigurisë, të stabilitetit apo vlerësime të tjera. Ka patur mëdyshje a do vijohej me Shqipërinë pas Ankarasë për shkak se nga mediat serioze vihej në diskutim fakti që Shqipëria ishte me kontribut nën 2%”, shtoi Nazarko.

Ndiqeni më poshtë deklarimin e tij:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter