Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi sot nga Ankaraja se samiti i radhës i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të zhvillohet në Shqipëri.
Rutte bëri këtë deklaratë gjatë një konference për mediet në përfundim të punimeve të Samitit të NATO-s në Ankara, ku liderët e vendeve anëtare diskutuan për sigurinë euroatlantike, rritjen e investimeve në mbrojtje dhe sfidat me të cilat përballet Aleanca.
“Samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë në Shqipëri. Ky është vendimi në Hagë, por edhe në Ankara. Kështu që do të vendosim edhe për kohën ekzakte se kur do të mbahet”, deklaroi Rutte i pyetur nga gazetarët.
Ky vendim konfirmon rolin strategjik të Shqipërisë si partner i besueshëm dhe i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe në Aleancën e Atlantikut të Veriut.





