Gruaja raporton zhdukjen e bashkëshortit të saj, policia nis hetimet

featured
Press Online
08 Korrik 2026, 08:43

Një person është raportuar i zhdukur në Gjilan, pasi dyshohet se është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 7 korrik nga bashkëshortja e personit të zhdukur.

“Ankuesja ka raportuar se bashkëshorti i saj, më 5 korrik rreth orës 17:00, ka dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe gjetjen e personit të zhdukur.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter