Çfarë fshihet në Hagë për gjyqin e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK? Krasniqi i zbulon në libër

featured
Press Online
08 Korrik 2026, 01:53

Shkrimtari Agim Krasniqi ishte i ftuar këtë të martë në studion e QUO VADIS në Vizion Plus.

Ai ndau detaje nga hulumtimi i tij mbi funksionimin e drejtësisë penale ndërkombëtare dhe procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Krasniqi tha se në librin e tij ka analizuar procedurat që çuan në ngritjen e Dhomave të Specializuara, si edhe historikun e çështjes shqiptare dhe karakterin e luftës çlirimtare të UÇK-së.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Çfarë keni zbuluar ju nga ky hulumtim?

Krasniqi: E kam trajtuar si funksionon sistemi ndërkombëtar i drejtësisë, respektivisht drejtësisë penale. Për ta studiuar këtë sistem, më është dashur të hyj në historikun e çështjes, sepse duhet të dimë se kush e ka dhënë këtë produkt. P.sh. dhomat e specializuara të Gjykatës së Hagës; si ka rrjedhur ecuria, kur janë zbatuar normat ndërkombëtare dhe kur nuk janë zbatuar ato. Sidomos më ka interesuar te çështja e shqiptarëve, zanafilla e problemit shqiptar deri te zgjidhja e mundshme apo zgjidhja përfundimtare e luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe karakteri i saj.

Borakaj: Kujt i shërbeu kjo gjykatë? Kujt t’i shërben kjo gjykatë?

Krasniqi: Kjo është standart ndërkombëtar. Bashkësia ndërkombëtare ka edhe atë aspektin moral të qasjes së çështjeve të caktuara, konflikteve të caktuara dhe asnjë nuk mund të jetë i papërgjegjshëm, për shembull, për krime të cilat mund të ndodhin në një konflikt të caktuar. Bashkësia Ndërkombëtare funksionon mbi bazën e këtij parimi. Dhe pse është ngritur gjykata speciale, nuk e kam kundërshtuar ngritjen e saj, mirëpo kam analizuar procedurën.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter