Aksident trafiku në Gostivar, lëndohet një person

featured
Press Online
08 Korrik 2026, 12:35

SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në Gostivar, në të cilën është lënduar një person.

“Më 07.07.2026 në ora 12:25 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën „Sedek Kostoski“ në Gostivar ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një mopedi me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.N. (19) nga Gostivari dhe një biçiklete të drejtuar nga B.I. (68) nga Gostivari.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar B.I., të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter