Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

23 Nëntor 2026

Pathyeshmëria e Ramës, një mit komforti për opozitën e parinovuar

23 Nëntor 2026

Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

KE rekomandon hapjen e një grupi të ri kapitujsh në negociatat me Serbinë

Press Online6 Korrik 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Komisioni Evropian do t’u paraqesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një rekomandim me shkrim, sipas të cilit Serbia është e gatshme për hapjen e klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit, dhe do të rekomandojë që ky grup kapitujsh të hapet gjatë muajit korrik, mëson Radio Evropa e Lirë nga burime të besueshme në Bruksel.

Rekomandimi do të jetë në rendin e ditës të takimit të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, i cili është caktuar të mbahet më 8 korrik.

Serbia tashmë është përfshirë në agjendën zyrtare të këtij takimi.

Sipas burimeve të njohura me përmbajtjen e dokumentit, Komisioni Evropian do t’i vlerësojë pozitivisht ndryshimet në ligjet e diskutueshme për gjyqësorin, të miratuara nga Serbia në fund të muajit qershor.

Burimet e Radios Evropa e Lirë bëjnë të ditur se Komisioni Evropian, në letrën që do t’u paraqitet ambasadorëve të vendeve anëtare, do të përmendë edhe emërimin e anëtarëve të Organit Rregullator për Mediat Elektronike (REM) dhe funksionalizimin e plotë të tij, reformën e kornizës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it, si dhe përparimin në harmonizimin me sanksionet dhe politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, shkalla e harmonizimit të Serbisë me masat kufizuese të BE-së është 60 për qind.

Megjithatë, Serbia ende nuk është harmonizuar me sanksionet që lidhen me Rusinë, Bjellorusinë dhe Kinën.

Sa i përket politikës së vizave, sipas Komisionit Evropian, Serbia ka vendosur regjim vizash për shtetasit e katër vendeve të treta, por duhet ta bëjë këtë edhe për 12 vende të tjera, në mënyrë që të harmonizohet plotësisht me politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

Përpjekje për të siguruar mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së

Me këtë dokument, Komisioni Evropian synon t’i bindë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ta miratojnë hapjen e klasterit 3 për Serbinë që javën e ardhshme.

Komisioni Evropian ka vlerësuar që në vitin 2021 se Serbia është teknikisht e gatshme për hapjen e këtij klasteri, por, deri më tani, shtetet anëtare të BE-së nuk i kanë dhënë dritën e gjelbër vazhdimit të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Brukselit.

Fillimisht, arsyeja ishte mosharmonizimi i Serbisë me sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, ndërsa më vonë shqetësim u bë edhe përkeqësimi i situatës në fushën e sundimit të ligjit.

Serbia nuk ka hapur asnjë grup të ri kapitujsh në negociatat e anëtarësimit që nga dhjetori i vitit 2021 dhe, ndërkohë, ka humbur statusin e liderit në procesin e integrimit evropian.

Për hapjen ose mbylljen e një klasteri, përkatësisht të kapitujve negociues, nevojitet miratimi unanim i të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Radio Evropa e Lirë raportoi javën e kaluar se mes vendeve anëtare ende nuk ka konsensus për hapjen e klasterit 3.

Një numër shtetesh mbeten hezituese për shkak të dy çështjeve kryesore: mosharmonizimit të Serbisë me sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe gjendjes në fushën e sundimit të ligjit.

Javë vendimtare për vendimin

Kjo javë konsiderohet vendimtare për hapjen e mundshme të klasterit 3, pasi javën e ardhshme do të mbahen konferenca ndërqeveritare me vendet e tjera kandidate.

Pikërisht në këto konferenca hapen ose mbyllen kapitujt dhe klasterët negociues.

Mali i Zi pritet që më 14 korrik të mbyllë përkohësisht dy kapituj negociues, ndërsa, në të njëjtën ditë, pritet që Ukraina dhe Moldavia të hapin nga një klaster negociues.

Brenda institucioneve të Bashkimit Evropian, një pjesë e zyrtarëve vlerësojnë se ky është momenti i duhur që edhe Serbisë t’i dërgohet një sinjal inkurajues nga Brukseli, duke miratuar hapjen e klasterit 3, për të cilin Komisioni Evropian prej vitesh vlerëson se vendi është teknikisht i gatshëm./rel

Previous ArticleMickoski: Autostrada Shkup–Bllacë u premtua nga çdo qeveri, ne po e ndërtojmë
Next Article Bulgarian Ambassador Radukov filmed singing Macedonian songs

Lajme të ngjashme

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

23 Nëntor 2026 GLOBI

Pesë ish-kryeministra britanikë kundër rikthimit në BE, Blair: Brexit ishte gabim, por debati s’duhet rihapur

23 Nëntor 2026 GLOBI

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

23 Nëntor 2026 GLOBI

Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

23 Nëntor 2026 GLOBI

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Administrata shtetërore nuk mund të jetë një grumbull zgjidhjesh individuale të veçanta,…

Pathyeshmëria e Ramës, një mit komforti për opozitën e parinovuar

Press Online23 Nëntor 2026 OPINIONE

Nga Preç Zogaj Çfarë nuk ka provuar Partia Demokratike, forca më e…

Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter2026, Kosova regjistron…

Andonovski: Maqedonia ka përparuar në vendin e 16-të në Indeksin e KB-së për e-Qeveri për vitin 2026

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia është renditur në vendin e 68-të në botë sipas Indeksit të…

Pesë vite nga tragjedia e madhe e autobusit “Besa Trans”

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sot shënohen pesë vjet nga tragjedia e rëndë në autostradën Struma në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.