Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë

23 Nëntor 2026

Andonovski: Maqedonia ka përparuar në vendin e 16-të në Indeksin e KB-së për e-Qeveri për vitin 2026

23 Nëntor 2026

Pesë vite nga tragjedia e madhe e autobusit “Besa Trans”

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Bytyqi: Qytetarët janë të zhgënjyer me situatën politike në Kosovë

Press Online6 Korrik 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka deklaruar se ende nuk kanë nisur diskutimet zyrtare mes partive politike për arritjen e një konsensusi, pavarësisht deklaratave të ndryshme që po bëhen në publik.

Ajo tha se AAK-ja është e vetmja parti që deri më tani ka dalë me një qëndrim të qartë dhe zyrtar lidhur me pikat kryesore për arritjen e një konsensusi, përfshirë edhe procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Faktikisht nuk kanë filluar ende diskutimet zyrtare, pavarësisht deklaratave të ndryshme. Aleanca është e vetmja që ka dalë me një qëndrim zyrtar dhe konkret, duke bërë të ditura pikat kryesore për konsensusin rreth zgjedhjes së presidentit. Ne kemi dhënë një mesazh të qartë se nuk jemi duke i bllokuar institucionet e Kosovës”, u shpreh Bytyqi ne emisionin “Five” te Dukagjinit.

Sipas saj, qytetarët janë të zhgënjyer me zhvillimet politike dhe kanë humbur shpresën për një zgjidhje të shpejtë të ngërçit institucional.

“Qytetarëve u ka humbur shpresa. Çdo njeri që takoj nuk beson se do të ketë zgjidhje për presidentin dhe mendojnë se vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje. Njerëzit janë të zhgënjyer me situatën që po kalon Kosova”, tha ajo.

Bytyqi theksoi se tashmë ka ardhur koha që subjektet politike të arrijnë një konsensus, duke shtuar se vendi nuk ka nevojë për lojëra politike.

Ajo komentoi edhe deklaratat e deputetes Arbërie Nagavci, duke thënë se nuk pajtohet me qëndrimin se zgjedhjet mund të mbahen për shkak të presidentit.

“Nuk mendoj se për shkak të presidentit do të shkohet në zgjedhje, por për shkak të qeverisë. Sipas procedurave, fillimisht duhet të arrihet konsensus për presidentin, pastaj të bëhet konstituimi i Kuvendit dhe më pas formimi i qeverisë. Ne kemi shkuar në zgjedhje për shkak të qeverisjes, e jo për shkak të presidentit”, deklaroi Bytyqi.

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka deklaruar se situata politike nuk pritet të ndryshojë as deri më 4 tetor, kur përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit. Ajo tha se zgjedhja e presidentit kërkon një marrëveshje paraprake politike, duke shtuar se pa një konsensus të tillë vendi rrezikon të përballet me zgjedhje të reja.

“Sikur tani, edhe më 4 tetor, që është afati për zgjedhjen e presidentit, e njëjta situatë do të vazhdojë. Për aq sa kam parë dhe kam lexuar Kushtetutën, zgjedhja e presidentit është arsyeja kryesore që shmang shkuarjen në zgjedhje, por për këtë duhet paraprakisht një marrëveshje. Albin Kurti e ka vetëm lojë politike dhe po mundohet ngadalë ta çojë vendin në zgjedhje në dhjetor. Ai po përpiqet të gjejë forma të ndryshme për ta dërguar vendin në zgjedhje”, deklaroi Bytyqi.

 

Previous ArticleIsufaj: Janë në përfundim hetimet për masakrën ndaj familjes Jashari
Next Article 12-vjeçarja mbijetoi 32 orë nën rrënoja pas tërmetit në Venezuelë: Mendova se do të vdisja

Lajme të ngjashme

Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Bie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Kosovë

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter2026, Kosova regjistron…

Andonovski: Maqedonia ka përparuar në vendin e 16-të në Indeksin e KB-së për e-Qeveri për vitin 2026

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia është renditur në vendin e 68-të në botë sipas Indeksit të…

Pesë vite nga tragjedia e madhe e autobusit “Besa Trans”

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sot shënohen pesë vjet nga tragjedia e rëndë në autostradën Struma në…

Gerapetritis: Maqedonia e Veriut ka bërë tashmë përparim të konsiderueshëm në disa fusha

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Maqedonia e Veriut tashmë ka shënuar përparim të konsiderueshëm në disa fusha,…

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Tregjet financiare në Azinë Lindore, shënuan rënie sot, pas humbjeve të mëdha…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.