Në Gjakovë është arrestuar një person i dyshuar, pasi ka shkaktuar një aksident trafiku nën ndikimin e alkoolit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari duke drejtuar veturën ka goditur një veturë zyrtare. Si pasojë e përplasjes, vetura zyrtare ka devijuar dhe ka përfunduar duke goditur një shtyllë elektrike.
Pas aksidentit, i dyshuari ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes në këmbë, por është ndaluar menjëherë nga njësitet policore.
Në vendin e ngjarjes, tretman mjekësor kanë pranuar zyrtarë policorë dhe persona të tjerë të përfshirë në rast, të cilët kanë pësuar lëndime.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.





