“Policia dhunoi protestuesit”, Berisha: Përgjakja e qytetarëvë tregoi fytyrën e qeverisjes së Ramës

featured
Press Online
04 Korrik 2026, 06:47

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi forcat e policisë së përdorën dhunë ndaj protestuesve paqësorë. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale Berisha bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama për sjelljen e forcave të policisë në protestë.

“Me urdhër të Edi Ramës, sot narkopolicia përdori lëndë toksike, gaz lotsjellës të skaduar, përdori spray ariu, lëndë piroteknike, topat e ujit, zvarritjen, përgjakjen e protestuesve paqësorë me një egërsi të papërmbajtur”, tha Berisha. 

Sipas Berishës sjellja e forcave të policisë tregon fytyrën e vërtetë të qeverisjes socialiste.

 “Partia Demokratike deklaron se me këto akte, Edi Rama dhe organizata e tij kriminale, shpërfaqin para shqiptarëve moralin dhe fytyrën e tyre kriminale të vërtetë.  Dëshmuan se janë të aftë dhe të gatshëm, të ndërmarrin çdo krim dhe çdo akt për të mbrojtur karrigen e tyre”, shtoi Berisha. 

Kryetari i PD dënoi dhunën e ushtruar sipas tij ndaj protestuesve dhe kërkoi në emër të opozitës lirimin e të gjithë atyre që u shoqëruan nga policia.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter