Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen tetë persona

featured
Press Online
04 Korrik 2026, 10:12

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në autostradë, rreth katër kilometra para Pikës Kufitare në Vërmicë.

Rastin për Dukagjinin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Krasniqi, mes tjerash, bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësia e Autostradës, të cilat janë duke u marrë me procedurat dhe hetimin e rrethanave të aksidentit.

”Në ora 8:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (4km para Pikës Kufitare Vërmicë). Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime. Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”, tha Krasniqi.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter