Sunderland apo Chelsea? Merret vendimi përfundimtar për të ardhmen e Granit Xhakës…

featured
Press Online
03 Korrik 2026, 23:38

Sunderland pritet të mos e shesë mesfushorin Granit Xhaka, pavarësisht interesimit të Chelsea.

Mesfushori shqiptar me kombësi zvicerane ishte një nga lojtarët kyç të Sunderlandit sezonin e kaluar, duke ndihmuar ekipin të surprizojë në kampionat me vendin e shtatë dhe sigurimin e një bilete për në Europa League.

Xhaka zhvilloi 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke realizuar një gol dhe gjashtë asistime, ndërsa paraqitjet e tij tërhoqën vëmendjen e disa skuadrave të mëdha.

Sipas raportimeve të Sky Sports News, Chelsea kishte shfaqur interes konkret për 32-vjeçarin dhe madje kishte paraqitur një ofertë, e cila u refuzua nga Sunderland më herët gjatë merkatos së verës.

Burimet bëjnë të ditur se transferimi i Xhakës te Chelsea është tashmë shumë i pamundur. Mesfushori thuhet se ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Sunderland, ndërsa drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend të shesin një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Sunderland e konsideron Xhakën një pjesë kyçe të projektit për sezonin e ri, ku synon të jetë konkurrues si në kampionat, ashtu edhe në arenën evropiane.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter