Si e ktheu propaganda e Serbisë stërvitjen e FSK-së në Kroaci në “provë” për kërcënimin ndaj saj

featured
Press Online
03 Korrik 2026, 15:45

Me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, Ivan Anushiç, ministri në detyrë i Mbrojtjes I Kosovës, Ejup Maqedonci ka mar pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar (Distinguished Visitors Day – DV Day) më 1 korrik, në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “Combat Power 26”, e zhvilluar në poligonin ushtarak të Slunjit, në Kroaci.

Lidhur me këtë stërvitje të pjesëtarëve të FSK-së, ka reaguar edhe shteti serb.

Në një artikull të publikuar nga Novosti.rs shihet qartë narratia e Serbisë ndaj Kosovës, e cila synon ta paraqesë forcimin e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimin e saj me partnerët rajonalë si kërcënim të drejtpërdrejtë për Serbinë.

Narrativa serbe ndërtohet që në titullin alarmues se: “Çfarë po përgatitet?”, i cili sugjeron se pjesëmarrja e FSK-së në stërvitjen “Combat Power 26” nuk është një aktivitet i zakonshëm ushtarak, por pjesë e një përgatitjeje kundër Serbisë. Në të njëjtën linjë, përdorimi i vazhdueshëm i termave “shteti i rremë” dhe “të ashtuquajturat FSK” synon delegjitimimin e shtetësisë së Kosovës dhe institucioneve të saj të sigurisë.

Siç shihet, kjo është vazhdimësi e narrativës që Serbia ka ndërtuar pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Në vend që ta trajtojë atë si një marrëveshje bashkëpunimi mes partnerëve, diskursi zyrtar dhe mediatik serb e paraqet atë si krijimin e një aleance ushtarake të drejtuar kundër Serbisë. Çdo stërvitje e përbashkët, aktivitet apo zhvillim I kapaciteteve të FSK-së futet në këtë kornizë, duke u interpretuar si dëshmi se Serbia po përballet me një kërcënim të ri rajonal.

Nëdrtimi i këtij artikulli duket qartë se shërben për të ushqyer perceptimin e një “Serbie të rrethuar”, e cila sipas kësaj narrative duhet të vazhdojë armatosjen dhe modernizimin e forcave të saj ushtarake. Krijimi i një kërcënimi të jashtëm i jep legjitimitet politik rritjes së shpenzimeve ushtarake, blerjes së sistemeve të reja të armatimit dhe militarizimit të diskursit publik, duke i paraqitur ato si masa të domosdoshme mbrojtëse.

Përmes këtij framing-u, medium Novosti.rs përkatësisht artikullit në fjalë nuk raporton vetëm për një stërvitje ushtarake, por e përdor atë për të përforcuar narrativën strategjike se Kosova, në koordinim me Kroacinë dhe Shqipërinë, po ndërton kapacitete që përbëjnë rrezik për Serbinë.

Kjo narrativë padyshim se ka për synim njëkohësisht të delegjitimojë institucionet e Kosovës, të nxisë ndjenjën e pasigurisë në opinionin publik serb dhe të justifikojë politikat e vazhdueshme të Alekasandër Vuçiqit për armatosje të Serbisë në emër të mbrojtjes nga një kërcënim i pretenduar.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter