Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli, socialisti Lutaj: Ja e vetmja gjë që i vlerësoj!

featured
Press Online
03 Korrik 2026, 00:39

Ish-deputeti socialist Piro Lutaj, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus ka komentuar statusin “non grata” të kreut të PD-së, Sali Berishës.

Sipas Lutajt, çështja nuk përbën shqetësim politik, pasi ai beson se Berisha është gjykuar tashmë nga vetë qytetarët shqiptarë.

Socialisti  shtoi se nuk sheh ndonjë prapavijë politike në diskutimet e fundit për heqjen e statusit “non grata” të Berishës.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Gjatë kësaj kohe është folur për një heqje non-grata të Sali Berishës.

Piro Lutaj: Dua ta them jo si politikan, por do ta them nga vetja ime. Sali Berisha është non-grata i shpallur nga vetë shqiptarët, jo nga të huajt. Kështu që nuk përbën ndonjë shqetësim për ardhmërinë e mazhorancës së sotme ose për qeverisjen e sotme. Sali Berisha ka jetën e vet, ka fatin e vetë. Fatkeqësi që është Sali Berisha është fatkeqësi për forcën politike që drejton, kështu që nuk përbën fare problem nëse do t’i hiqet non-grata ose ishte non-grata.

Borakaj: Shikoni një rastësie që ndodh pikërisht në këtë kohë apo jo?

Piro Lutaj: Jo, nuk e shoh.

Borakaj: A i vlerësoni diçka Sali Berishës në vitet e drejtimit të Shqipërisë apo qoftë edhe si kundërshtar politik?

Piro Lutaj: Në kohën që Sali Berisha ka qenë kryeministër, unë kam qenë në nivele të ulëta të administratës. Thonë që ka qenë njeri institucional, domethënë zyrtar, por bëmat e tij pastaj gjatë qeverisjes janë për të mos u kujtuar.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter