A ka të ‘infiltruar’ të jashtëm në protestë? Surprizon ish socialisti: Ja ç’po ‘gatuhet’

featured
Press Online
03 Korrik 2026, 04:46

Ish-deputeti socialist Piro Lutaj, i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, është pyetur në lidhje me idetë se në organizimin e protestës ka elemente nga jashtë, bazuar edhe në deklaratat e kryeministrit Rama përgjatë ditëve të fundit.

Ish-deputeti Lutaj deklaroi se ai beson se deklaratat e kryeministrit lidhen në baza reale dhe këto elemente të jashtme janë evidentuar në protestë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: A besonit ju që në organizimin e kësaj proteste kishte elemente nga jashtë, iranianë, grekë?

Lutaj: Gjatë zhvillimit të protestës janë evidentuar edhe elementë të tillë. Por për këtë është përgjegjësi e institucioneve të posaçme që t’ju paraprijnë këtyre gjërave, të bëhen present dhe s’ka nevojë për t’u përmendur në public.

Borakaj: Mendoni se e kanë bërë institucionet diçka të tillë? Që ka patur reagim në kohën e duhur nga ana e institucioneve apo aty ngelen në kuadër të një sekreti?

Lutaj: Unë mendoj që institucionet janë në procesin e punës së tyre. Situata të ndryshme nxjerrin elemenete të ndryshme.  Kryetarja e Shërbimit Informativ të Shtetit ka qenë në Komisionin  e Sigurisë dhe ka raportuar diçka rreth kësaj gjëje. Gjithsesi nuk mund ta injorojmë edhe faktin se element të këtij informacioni përbëjnë sekret dhe duan kohën e tyre për t’u ekspozuar. Por shprehjet e herëpashershme të kryeministrit tregojnë se, dhe unë besoj se ka të vërteta rreth kësaj çështjeje.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter