Publikohen rezultatet e intervistimit për Kryeprokurorin e Shtetit

featured
Press Online
02 Korrik 2026, 02:05

Paneli Vlerësues i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i kryesuar nga Arian Gashi dhe i përbërë nga Visar Krasniqi dhe Elza Bajrami Kastrati, ka përfunduar procesin e intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe ka bërë publike rezultatet e vlerësimit.

Sipas rezultateve të publikuara, kandidatët janë renditur si vijon:

  • Zejnullah Gashi – 91.6 pikë
  • Atdhe Dema – 89.3 pikë
  • Naim Abazi – 89.0 pikë
  • Rafet Halimi – 87.0 pikë
  • Shqipdon Fazliu – 86.3 pikë

Në përputhje me Rregulloren për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe procedurat në fuqi, Paneli Vlerësues do t’ia përcjellë rezultatet Këshillit Prokurorial të Kosovës për shqyrtim dhe vendimmarrje në mbledhjen e radhës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter