Diell dhe vranësira sot, reshje të izoluara shiu gjatë ditës

featured
Press Online
02 Korrik 2026, 07:33

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se dita e enjte do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell.

Megjithatë, gjatë orëve të pasdites, në disa rajone mund të shfaqen vranësira të përkohshme që mund të sjellin edhe reshje të izoluara shiu.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 14 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale nga 24 deri në 27°C. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi të lehtë deri mesatare, rreth 1–6 m/s.

Ndërkaq, e premtja parashihet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në disa zona të izoluara, vranësirat mund të sjellin reshje të shkurtra lokale, duke ruajtur përgjithësisht kushte të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të territorit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter