VLEN: Komunat shqiptare nuk presin më, ato ndërtohen

featured
Press Online
01 Korrik 2026, 09:45

Për vite me radhë, komunat shqiptare u lanë në margjinat e investimeve, ndërsa projektet zhvillimore vareshin nga interesat partiake dhe jo nga nevojat e qytetarëve. Sot, kjo logjikë po zëvendësohet me një qasje të re.

Falë angazhimit të VLEN-it në Qeveri, 306 projekte po ndryshojnë pamjen e komunave shqiptare. Ky nuk është vetëm një numër. Është dëshmi se fondet publike po orientohen aty ku ka nevojë për zhvillim dhe jo aty ku diktojnë interesat politike.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, katër komuna të udhëhequra nga VLEN sollën katër investime të rëndësishme infrastrukturore. Në Tetovë u promovua rruga “Sami Frashëri”, në Zhelinë u përfundua rruga Dëbërcë–Çiflik pas më shumë se tre dekadash pritje, në Bogovinë nisën punimet për rrugën Rakovec–Bogovinë, ndërsa në Dibër vazhdojnë investimet me rrugën “Fuad Dibra”.

Këto investime tregojnë se me një qasje të përgjegjshme, vullnet politik dhe bashkëpunim institucional, projektet nuk mbeten më në letra, por shndërrohen në vepra që i japin ritëm zhvillimit lokal dhe krijojnë kushte më të mira për jetën dhe ekonominë.

Iku koha e deklaratave boshe politike, VLEN krijoi një standard të ri. Ne tani matemi me kilometrat e rrugëve të ndërtuara, me projektet që nisin dhe përfundojnë, me investimet që prej vitesh ishin bllokuar e që sot po realizohen njëri pas tjetrit.

Ky është standardi që ka vendosur VLEN: më pak propagandë, më shumë rezultate; më pak justifikime, më shumë përgjegjësi; më pak fjalë, më shumë punë.

Rruga që po ndërtojmë nuk është vetëm infrastrukturë. Është dëshmi se ka përfunduar koha kur zhvillimi diktohej nga interesat partiake. Sot vendosin projektet, puna dhe nevojat e qytetarëve.

VLEN N’PUNË.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter