Tahiri: Zgjedhjet e 7 qershorit ishin të pabarabarta, u përdor aparatura dhe paraja shtetërore

featured
Press Online
01 Korrik 2026, 00:04

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka deklaruar se zgjedhjet e mbajtura më 7 qershor kanë qenë të pabarabarta.

Në Debat Plus, ai ka theksuar se, pavarësisht mungesës së rezultateve nga subjekti që ka udhëhequr vendin gjatë gjashtë viteve të fundit, sipas tij është e rëndësishme të paraqitet edhe “realiteti tjetër” i procesit zgjedhor.

Tahiri ka pohuar se zgjedhjet janë zhvilluar në kushte të pabarabarta.

“Pavarësisht mungesës së rezultateve prej subjektit që e ka udhëhequr vendin në 6 vitet e fundit, ne duhet ta prezantojmë edhe realitetin tjetër. Që këto zgjedhje (të 7 qershorit) të pabarabarta, për faktin që është përdorur paraja e shtetit, aparatura shtetërore’, ka thënë Tahiri.

https://www.youtube.com/watch?v=A91OK758df8

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter