Specialja cakton datën 16 shtator për shpalljen e aktgjykimit në rastin Thaçi e të tjerët

featured
Press Online
01 Korrik 2026, 19:14

Gjykata Speciale ka caktuar 16 shtatorin 2026, në orën 10:00, si datë për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas njoftimit, seanca e shpalljes së aktgjykimit do të jetë publike dhe do të mund të përcillet përmes faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), si dhe nga galeria për publikun në ambientet e gjykatës në Hagë.

Në urdhrin për caktimin e datës, Trupi Gjykues ka theksuar se koha e nevojshme për marrjen e vendimit është zgjatur në përputhje me rregulloren, për shkak të volumit të madh të provave të administruara dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor.

“Në urdhrin për caktimin e datës, Trupi Gjykues shpjegoi se koha e nevojshme për kuvendimet ishte zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se data finale brenda së cilës pritej vendimi ishte 20 korriku.

Gjykata ka theksuar se kjo zgjatje është bërë për të siguruar një vlerësim të plotë, të arsyetuar dhe të drejtë të gjithë dokumentacionit të çështjes.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter