Më 30.06.2026, në orën 18:00, në rr. “Lubo Bozhinovski Pish” në Tetovë, nëpunësit policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria B.S. (54) nga Tetova, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Ndotja e mjedisit jetësor dhe e natyrës”, e ndëshkueshme sipas nenit 218 të Kodit Penal.
Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shihet sesi një person i cili ka ardhur me një automjet udhëtarësh “Citroën” me targa të Tetovës, po hedh thasë me material të panjohur hedhurinash në lumin Shkumbin, në afërsi të rr. “Vidoje Smilevski-Bato”, SPB Tetovë ndërmori masat dhe veprimet e nevojshme dhe e gjeti autorin, i cili në bisedë zyrtare e pranoi veprën.
Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të tij, ndaj B.S. do të parashtrohet parashtresë përkatëse.







