Dyshime për dallavere – shmangie tatimore dhe përzierje të naftës me ujë, bastisen tetë lokacione

featured
Press Online
01 Korrik 2026, 12:23

Prokuroria Speciale bashkë Doganën e Kosovës dhe me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një aksion të gjerë, në kuadër të të cilit kanë kryer bastisje në disa lokacione.

Nga ky aksion, Dogana e Kosovës përkatësisht drejtoria e hetimeve në doganë, bashkë me Policinë e Kosovës ka nis hetimin nën dyshimet për shmangie tatimore dhe futje të ujit në vend të naftës (përzierje).

KosovaPress nga burimet e saj merr vesh se janë tetë shtëpi private ku janë fshehur dokumentet për mospagesë tatami. Kështu në proces të verifikimit të personave që janë në tetë lokacione.

Nga aksioni i sotëm pritet të ketë edhe arrestime.

Një nga lokacionet për bastisje ka ndodhur edhe në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, ku ekipi i KosovaPress ka filmuar pjesëtarë të Njësisë Speciale. Porse, nga Policia e Kosovës nuk kanë konfirmuar lidhshmërinë e këtyre bastisjeve me prezencën e Njësisë Speciale në “Rrustem Statovci” në Prishtinë

Prokuroria dhe policia nuk kanë konfirmuar ende përfundimin e këtij aksioni.

Krimet Ekonomike me aksion të gjerë, bastisje në disa lokacione

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter