Luka Misetiq, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën se si Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka trajtuar ankesat e Prokurorisë dhe të Mbrojtjes.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Misetiq tha se bilanci aktual në dy çështjet gjyqësore që ende janë në proces është, sipas tij, në favor të Prokurorisë.
“Bilanci aktual në dy rastet e tij ende në proces është: Ankesat e Prokurorisë – 3 nga 3 të miratuara (100% sukses); Ankesat e Mbrojtjes – 44 nga 44 të refuzuara (100% dështim)”, ka shkruar Misetiç në X.
Deklarata e tij vjen pasi Paneli i Apelit pranoi edhe ankesën e tretë të Prokurorisë, nga gjithsej tri të paraqitura. Ankesa e fundit lidhej me një dëshmitar në rastin për pengim të drejtësisë.
Misetiq shtoi se, sipas tij, kur puna e Dhomave të Specializuara të analizohet ose vlerësohet në të ardhmen, “drejtësia dhe paanshmëria gjyqësore do të jenë në qendër të debatit”.
The Appeals Panel of the @SpecialChambers in Hashim Thaçi’s contempt trial just granted another prosecution appeal.
The current record in his two pending cases?
• Prosecution appeals: 3 for 3 granted (100% success)
• Defense appeals: 44 for 44 rejected (100% failure)When…
— Luka Misetic (@MiseticLaw) July 1, 2026






