Prokuroria Themelore në Prizren, është deklaruar lidhur me vrasjen në fshatin Zlipotok, të Dragashit, ku mes tjerash thuhet se, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të kësaj çështjeje penale.
Në komunikatë shtohet se, i dyshuari B.H., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, dhe, po ashtu është ndaluar për 48 orë edhe babai i tij, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Mosdhënia e ndihmës”.
“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, më 29 qershor 2026, rreth orës 23:15, Policia e Kosovës është njoftuar për një rast të vrasjes në fshatin Zlipotok, Komuna e Dragashit”, thuhet në njoftim.
Viktima, i cili ishte imam i fshatit, është privuar nga jeta me mjet të mprehtë (thikë), ndërsa vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes.
“Viktima, i cili ishte imam i fshatit, është privuar nga jeta me mjet të mprehtë (thikë). Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes”, thuhet më tej në njoftim.
Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurorja kujdestare dhe njësitë relevante të Policisë së Kosovës.
“Prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e Hetimeve Rajonale dhe njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftim.
I dyshuari B.H., fillimisht ka qenë në arrati, por më pas është arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Si rezultat i veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës është lokalizuar dhe arrestuar”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa është ndaluar edhe babai i tij për veprën “Mosdhënia e ndihmës”.
“Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.H. është ndaluar për 48 orë… Po ashtu, është ndaluar për 48 orë edhe babai i tij”, thuhet në njoftim.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
“Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje”, përfundon njoftimi.
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 47-vjeçarit në Dragash







