Mrekulli mes rrënojave në Venezuelë! Nëna dhe foshnja 18-ditëshe shpëtohen gjallë: Ai më dha forcë për të mbijetuar

featured
Press Online
29 Qershor 2026, 14:21

Një nënë në Venezuelë dhe foshnja e saj vetëm 18 ditëshe janë shpëtuar të gjallë nga rrënojat e shtëpisë së tyre, pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin dhe lanë pas shkatërrime të mëdha dhe viktima të shumta.

Sipas BBC, Dayana Patino u nxor nga rrënojat së bashku me djalin e saj, Juan David, pas orësh të gjata të bllokuar nën një ndërtesë të shembur në zonën La Guaira.

Ajo tha se foshnja e saj i dha forcën për të mbijetuar: Sa kohë që ai ishte gjallë, unë do të isha gjallë. Herë pas here i prekja hundën për t’u siguruar që merrte frymë.

Dayana tregoi se në momentin e tërmetit ajo ndodhej në apartamentin e saj në katin e tetë dhe fillimisht mendoi se ishte një lëkundje e lehtë. Por më pas ndërtesa u shemb, duke e lënë të bllokuar mes betonit dhe mobiljeve, me këmbën e dëmtuar rëndë.

Pas orësh kërkimesh, ajo dëgjoi zërin e vëllait që e thërriste dhe arriti të bërtiste për ndihmë. Kjo bëri të mundur lokalizimin e saj dhe nisjen e një operacioni delikat shpëtimi, i cili përfundoi me sukses.

Pamjet e shpëtimit janë shpërndarë gjerësisht dhe janë kthyer në simbol shprese në Venezuelë, ku autoritetet raportojnë shkatërrime të mëdha dhe mijëra të zhdukur.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter