Nënkryetari i Kuvendit dhe deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, i cili ishte pjesë e grupit të punës për ndryshime të Kodit zgjedhor, sot kumtoi se E Majta, përfaqësues të së cilës morën pjesë në përgytitjen e propozim-zgjidhjes ligjore, nuk duan ta nënshkruajnë, edhe pse shumë propozime të tyre ishin përfshirë nëpropozim-ndryshimet, për çka ekzistojnë procesverbale.
Milloshoski tha se propozim ndryshimet e Kodit zgjedhor do të parashtrohen, me të gjitha ndryshimet e harmonizuara sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së, por pa ndryshimet në nenin 76-d, që i referohet mjeteve për reklamim zgjehdor, për çka E Majta duhet të parashtrojë amandament.
Tema për ndryshime të Kodit zgjedhor, siç theksoi, u hap në takimin e liderëve në janar të këtij viti. Të gjitha partitë, përveç LSDM-së që mungonte, u dakorduan se në pajtim me agjendën reformuese deri në fund të qershorit do të parshtrohen propozim ndryshimet e Kodit zgjehdor, me futjen e rekomandimeve të ODIHR-së. Edhe VMRO-DPMNE, edhe BDI, edhe VLEN-i, edhe E Majta e konfirmuan këtë qëndrim. Në pajtim me këtë qëndrim nga takimi i liderëve më 9 mars, në Ministrinë e Drejtësisë, filluan takimet e Grupit të punës për ndryshime të Kodit zgjedhor, me përfaqësues nga të gjitha partitë politike, me atë që LSDM më pas solli vendim të tërhiqet nga këto bisedime. U puna sipas rekomandimeve të ODIHR-së, në bazë të të cilave partitë shtuan propozime të vta për ndryshime të Kodit zgjedhor. Për shumicën e diskutimeve u arrit konsensus, dhe një pjesë e mirë e propozimeve të Së Majtës u përfshinë në propozim ndryshimet, për çka ekzistojnë procesverbale”, shkroi Milloshoski në Fejsbuk.
Tema e cila shkaktoi interesim më të madh në takimet e punës ishte neni 76-d, që i referohet mjeteve për rreklamimin zgjedhor, për të cilin VMRO-DPMNE dha propozim që raporti i numrit të deputetëve të jetë kriter objektiv për shfrytëzimin e 97% të këtyre mjeteve, ndërsa 3% të jenë në dispozicion të partive të cilat nuk kanë deputetë në Kuvend, por për atë nuk u arrit konsensus. Pëlqimi u arrit për propozimin që e dhanë BDI dhe E Majta.
Por, edhe pse ishin bashkë-propozues të këtij vendimi, potencoi Milloshoski, sot deputetët Kërmov dhe Rexhep Ismail njoftuan se nuk do të jenë nënshkrues të propozim ndryshimebe të Kodit zgjedhor, edhe pse me atë u dakorduan edhe në takimin e liderëve dhe gjatë takimeve të Grupit të punës në Ministrinë e Drejtësisë.
“Më saktësisht, kërkuan deputetët e VMRO-DPMNE-së, VLEN-it, BDI-së dhe ZNAM-it ta parashtrojnë propozimin për ndryshime të Kodit zgjedhor, ta votojnë, me vërejtjen se nëse E Majta i merr paratë e kërkuara për reklamim zgjedhor, premtojnë se nuk do ta bllokojnë ligjin. Evitim mjaft joparimor të merret përgjegjësia për ndryshime ligjore në përgatitjen e të cilave mori pjesë mu E Majta. Prandaj, propozim ndryshimet e Kodit zgjehdor do të parashtrohen, me të gjitha ndryshimet e harmonizuara sipas rekomandimeve të ODIHR-së, por pa ndryshimet në nenin 76-d. Për këtë nen do të lihet mundësia që E Majta të parshtrojë amandament sipas kompromisit të harmonizuar të cilin e propçozuan në Grupin e punës dhe i njejti do të mbështetet. Aj prë të cilën u dakordua, është e ndershme të respektohet, pa dallim që bashkë-propozues për ndarjen e mjeteve buxhetore për reklamim ishte E Majta. Nuk është korrekte në takimet e punës të kërkohen para buxhetore për reklamim, ndërsa në opinion të aktrohet pafajësi dhe viktimizim i gjoja komplotit”, sqaroi Milloshoski.







