Serbët pretenduan se polici i Kosovës u soll keq me një fëmijë në Gazimestan, videoja tregon të kundërtën

featured
Press Online
28 Qershor 2026, 20:21

Grupe serbe në rrjetet sociale kanë nisur shpërndarjen e materialeve propaganduese pas manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan.

Në një fotografi të publikuar në Telegram pretendohet se një zyrtar policor po sillet në mënyrë të papërshtatshme ndaj një fëmije, e shoqëruar me mbishkrimin “Mos na i prek fëmijët”.

Megjithatë, pamjet video nga i njëjti moment dëshmojnë se pretendimi është i pavërtetë.

Polici në fjalë është duke folur në telefon dhe nuk ka asnjë kontakt fizik me fëmijën apo me burrin që e mban në krahë.

Përkundrazi, në video shihet një tjetër zyrtar i Policisë së Kosovës duke u kujdesur për një vajzë të vogël, e cila po qante ndërsa mbahej në krahë nga një burrë serb gjatë manifestimit në Gazimestan.

Kliko këtu për ta parë videon.

Ndërkohë, Policia e Kosovës arrestoi 37 persona në përfundim të manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan.

Kënduan kundër shtetit të Kosovës, ndalohen disa serbë gjatë “Vidovdanit” në Gazimestan

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter