Zjarri në objektin në Vragoli të Fushë Kosovës, s’ka të lënduar

featured
Press Online
26 Qershor 2026, 21:02

Një objekt është përfshirë nga zjarri në Vragoli të Fushë Kosovës këtë të premte.

Siç raportohet nga Policia nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale, njofton Dukagjini.

‘’Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale, nuk ka persona të lënduar’’, ka thënë zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter