Uruguaji në kaos para sfidës me Spanjën!

featured
Press Online
26 Qershor 2026, 15:42

Kaos total tek Uruguaji pak orë përpara ndeshjes së tretë në grup kundër Spanjës. Së fundi, sipas “El Espectador”, ka pasur më shumë se një përplasje mes trajnerit argjentinas Marselo Bielsa me disa nga senatorët e skuadrës.

Në veçanti, Rochet, Ugarte, Bentancur dhe Valverde i kanë komunikuar privatisht 70-vjeçarit se nuk është e përshtatshme taktika që ai kërkon të përdorë në ndeshjen me “Furitë e kuqe”. Lojtarët preferojnë një vendosje me bllok të poshtëm, për të tentuar kundërsulmin.

Një tjetër shkak i përplajses së futbollistëve të Uruguajit me trajnerin Bielsa është intensiteti i stërvitjes, që për disa është shumë i lartë. Klimë e trazuar në kombëtaren amerikano-jugore, që regjistron 2 barazime në 2 ndeshjet e para në Grupin H, ku pozicionohet pas Spanjës, me pikë të barabarta me Kepin e Gjelbër.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter