Tërmeti vdekjeprurës në Venezuelë, Papa Leoni XIV dhuron 100 mijë euro ndihmë emergjente

featured
Press Online
26 Qershor 2026, 07:15

Papa Leoni XIV ka akorduar një ndihmë emergjente prej 100 mijë eurosh për Venezuelën, e cila u godit nga një tërmet shkatërrues që shkaktoi humbje të mëdha njerëzore dhe materiale, njoftoi sot Vatikani.

Shuma është vënë në dispozicion nga Zyra e Lëmoshës Apostolike, institucioni i Selisë së Shenjtë përgjegjës për veprat bamirëse të Papës dhe mbështetjen e popullsive që përballen me situata të vështira.

Sipas Vatican News, portali zyrtar informativ i Vatikanit, kjo shumë përbën një “kontribut fillestar” për të mbështetur përpjekjet humanitare dhe operacionet e ndihmës për të prekurit nga fatkeqësia.

Venezuela u trondit gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 164 personave, sipas një bilanci ende paraprak.

Përveç Kishës Katolike, ndihmë për Venezuelën kanë ofruar edhe disa vende dhe organizata ndërkombëtare, mes tyre Shtetet e Bashkuara, Irani, Kuba dhe Bashkimi Evropian.

Katastrofa natyrore ka goditur një vend që prej vitesh përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe sociale, duke e bërë edhe më të vështirë përballimin e pasojave të tërmetit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter