Çmimet e derivateve për sot: Nafta 1.37 euro, benzina 1.34 euro për litër

featured
Press Online
26 Qershor 2026, 09:24

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit të ministrisë, një litër naftë do të shitet me çmim maksimal prej 1.37 euro, ndërsa çmimi maksimal i një litri benzinë është caktuar në 1.34 euro.

Ndërkaq, një litër gaz (LPG) do të tregtohet me çmim maksimal prej 0.67 euro.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter