“Berisha një “kufomë” politike”, Muçi: Mekanizmi i patronazhistëve ka rënë

featured
Press Online
26 Qershor 2026, 06:39

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka theksuar se protesta ka vrarë frikën.

Sipas tij, nëse Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme, dyshja Rama-Berisha nuk fiton më.

Sipas tij, sistemi i patronazhimit tashmë ka rënë dhe vetë patronazhistët kanë frikë nga qytetarët.

Pjesë nga biseda:

Muçi: Duke qenë se protesta është e paprecedentë dhe efektet e saj janë të paprecedenta, sa më shumë zgjat protesta, aq më shumë shtrihet në vetëdijen e të gjithë qytetarëve. Kjo do të tregohet në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme. Këtu mekanizmi i patronazhimit është shembur tashmë. Patronazhistët kanë frikë nga qytetarët. Dualiteti Berisha-Rama nuk është më.

Borakaj: Mua më është dukur strategji nga ana e kryeministrit, pasi deri në zgjedhjet e kaluara objektiv kishte Berishën dhe Metën, ndërsa tashmë po merret me emra të tjerë. Po u thotë qytetarëve se, nëse nuk jam unë, kë do të zgjidhni?

Muçi: Këdo që do të ketë përballë, qoftë partitë ekzistuese, qoftë një parti e re, Rama do të jetë në një pozitë më të vështirë.

Borakaj: Duhet të dalë një parti e re?

Muçi: Nuk e di nëse ekziston vullneti i protestuesve.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter