Shtyhet gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ja kur do të mbahet seanca e radhës

featured
Press Online
25 Qershor 2026, 07:20

Është shtyrë për në 9 korrik seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit, Ilir Meta, i cili gjatë fjalës së tij në gjykatë kërkoi kryerjen e një ekspertize të pavarur financiare për pasuritë dhe të ardhurat e tij.

Meta deklaroi se deri javën e ardhshme do të rakordohet me avokatin për ndarjen e dëshmitarëve sipas episodeve të çështjes. Ai ngriti dyshime mbi mënyrën e llogaritjes së pasurive të tij dhe theksoi se gabimet e konstatuara nuk janë të rastësishme.

“Gabimet e bëra në llogaritjen e pasurive nuk janë rastësi. Ekspertiza financiare ndaj meje nuk është rastësi. Edhe fakti që kam bërë kallëzim për rrëmbimin tim dhe ende sot nuk jam pyetur, nuk është rastësi”, u shpreh Meta.

Ish-presidenti kërkoi që për rastin e tij të përdoret e njëjta metodologji që është aplikuar gjatë procesit të vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter