D.Gashi: Nuk kam parë ambicie të PDK-së për të qeverisur me VV-në, siç po e shoh tek LDK

featured
Press Online
23 Qershor 2026, 01:52

Analisti politik, Dardan Gashi, ka deklaruar se nuk ka vërejtur gatishmëri të madhe nga PDK-ja për të hyrë në një koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, ndryshe nga ajo që sipas tij po shihet te LDK-ja.

Në emisionin “Debat Plus”, Gashi tha se në zhvillimet e fundit politike ka përshtypjen se LDK-ja po tregon më shumë interes për të gjetur një zgjidhje dhe për të dalë nga ngërçi institucional.

“Nuk kam parë ambicie të PDK-së për të qeverisur me VV-në, siç po e shoh tek LDK”, u shpreh ai.

https://www.youtube.com/watch?v=aPrfohVXWUM

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter